Bëhuni gati, në këtë të tetorit do të shohim fenomenin e pazakontë në qiell

0
17

This post has already been read 14 times!

Ky muaj ka qenë emocionues për të apasionuarit pas yjësisë. Përveç Hënës Blu, që do ndodhë në Halloween, Marsi do të jetë veçanërisht i ndritshëm në qiellin e natës gjatë gjithë tetorit për shkak të afërsisë së tij me Tokën.

Më 13 tetor, do të ndodhë një ngjarje e referuar si “opposition” (kundërshtimi). Kjo do të thotë se Marsi, Toka dhe Dielli do të rreshtohen në mënyrë të përsosur, me Tokën në mes.

Kurdo që kjo të ndodhë, Marsi arrin pikën e tij më të lartë pikërisht rreth mesnatës dh perëndon në lindje të diellit.

Ndërkohë, ditën e djeshme, më 6 tetor, Marsi erdhi më “afër” Tokës se kurrë, duke qenë rreth 38 milionë milje larg saj. Planeti s’do të jetë më kaq pranë për 15 vite të tjera. Në vitin 2035, ai do të jetë 14 milion milje larg Tokës.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here