Ministrja Belinda Balluku dha lajmin gjithashtu se do të shpërblehen të gjithë punonjësit e OSHEE dhe OST, për punën që kanë bërë gjatë kësaj jave në kushtet e motit ekstrem.
“Respekt për heroizmin e treguar nga cdo punonjës i OSHEE dhe OST në cdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti për të minimizuar e riparuar cdo defekt, dëm elektrik e mos lënë askënd pa energji.
Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe i OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për gjithë punën e palodhur që kanë kryer gjagë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem” , tha ministrja.