Berisha i padëshiruar në SHBA, Soreca: E respektojmë plotësisht vendimin e qeverisë amerikane!

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH. Në një prononcim për media nga qyteti i Korçës në kuadër të ‘’Ditëve të Europës’’, Soreca tha se është një vendim i SHBA dhe e respekton plotësisht. 

“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.

Më tej Soreca u ndal dhe tek dëmet e tërmetit të dy viteve më parë, duke premtuar se BE ka një plan konkret rindërtimi i cili do të nisë shumë shpejt.

Kujtojmë se në njoftimin e vendimit për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën, Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Pjesë nga reagimi:

Është kënaqësi të takohemi me të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo e ardhme e Shqipërisë janë të rinjtë e saj.  Gjatë këtij rrugëtimi kemi biseduar me krerët e bashkive për punën që duhet të bëjnë dhe për të ardhmen për procesin e integrimit drejt BE.

 Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Ne po tregojmë projektet programet që janë financuar nga BE. Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu.

 Ky turne me anë të të cilit dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët e Shqipërisë për ta çuar para Shqipërinë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë.

 Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri.

Jo nuk kam asnjë koment ky është një vendim i qeverisë së SHBA, e respektojmë plotësisht, nuk kam një koment për të bërë për këtë.’- tha Soreca.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *