Arrita deri aty sa i vura roje te shikoja cfare bente, Bes Kallaku tregon se cfare beri nga xhelozia

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.



Shumë gjëra fansat i dinë për lidhjen e tyre pasi dyshja është përpjekur të ndajë me ta detaje interesante. Mirëpo, paska ende ‘sekrete’ rreth marrëdhënies së tyre, që nuk i kanë ndarë me publikun dhe një prej tyre Besi e ka zbuluar sot.



Ai ka treguar detaje për njohjen e tij me Xhensilën për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, ku ka treguar se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.



Besi rrëfeu me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e tefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.



“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në “Lice” atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kshu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte.”- tha ai me nota humori.




Më tej gjatë intervistës, aktori i njohur tregoi se martesa e tyre, ashtu si çdo martesë tjetër, ka patur kriza e sigurisht zënkat, që ai i cilësoi si “të kota”. Por, i pyetur për sekretin e lidhjes, ai u shpreh:


“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi patur kriza, edhe ne zihemi. Si çdo çift tjetër, në gjithë botën. Por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”

/News31

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *