Vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët që garuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Deri në këto momente kryeministri Edi Rama i cili kandidonte në Vlorë, është ai që kryeson listën me 10,896 vota.

I dyti që renditet pas kryeministrit Rama është Niko Peleshi, kandidat në Korçë, me një diferencë shumë të vogël votash nga Rama, pasi ka marrë 10,653 të tilla.

I treti në listë është kandidati nga Partia Demokratike Flamur Hoxha i cili kandidonte në Kukës.

Në vendin e katërt, deri në këto momente renditet kandidatja e PS në Dibër Aurora Mara me 8,903 vota duke u ndjekur nga Taulant Balla në Elbasan me 8,720.

Lista vazhdon me Saimir Hasallën me 8,611 dhe më pas vjen Blendi Klosi në Berat me 6,843.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here