Një 50-vjeçar me inicialet K. B., ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banese në Tiranë teksa ndodhej aty për të kryer disa punime. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në Valias, ndërkohë që 50-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor dhe policia vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here