Mbrëmjen e sotme moderatorja shumë e dashur e publikut shqiptar Bieta Sulo ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur rreth shumë të pathënave si nga jeta personale, ashtu edhe nga ajo profesionale. Ndër të tjera, Bieta është ndalur te raporti me vajzën e Albanit, Joella. Në fakt edhe më herët ajo ka treguar se janë si dy shoqe shumë të mira, gjë kjo e cila reflektohet edhe në rrjetet sociale. E megjithatë, kurioziteti mbetet ende i madh.

Një nga fëmijët e emisionit e ka pyetur moderatoren  “Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?”  Kësaj pyetjeje, Bieta i është përgjigjur duke nënvizuar edhe një herë se janë shoqe dhe bisedojnë shumë me njëra-tjetrën. Madje, tregoi edhe një “sekret” kur tha se jo të gjitha bisedat ia thonë Albanit, përfshirë edhe ndonjë kritikë për të.

E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit.Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë….”-tha ajo duke qeshur.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here