‘Eskobari i Ballkanit’ sillet në Tiranë, dyshimet mbi gjendjen e tij mendore

0
159

Klement Balili, i cili është dë nuar me 10 vite heqje lirie ndodhet aktualisht në spitalin e bu rgut në Tiranë.

Mësohet se ai nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Balili, që po vuan dën imin në bu rgun e sigurisë së lartë në Peqin, fillimisht është shtruar në spitalin e këtij burgu.

Por pasi mjekët nuk i dhanë zgjidhje, u dërgua për një ekzaminim në Elbasan. Aty, i njohuri dhe si ‘Eskobari i Ballkanit’, është ekzaminuar nga një neurolog dhe ka bërë edhe skaner, pasi dyshohet të ketë probleme të shën detit mendor.

Raportohet se Klement Balili apo siç njihet ndryshe Eskobari i Ballkanit, është shtruar në spitalin e burgut në Peqin. Por pas vendimit të gjykatës që ai ta vuante dënimin në siguri të lartë, Balili është shprehur se nuk e përballonte dot.

Gjithashtu 120 të dën uar të tjerë kanë hyrë në grevë urie, pasi kërkojnë takime me të afërmit e tyre dhe të mos aplikohet bu rg i përjetshëm.Ata kërkojnë edhe mos den imin kur kapen me telefona në qeli, ndërsa kanë firmosur një peticiom ku kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Agim Ismaili.

Për t’u theksuar është fakti se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek bu rgu i Peqinit. Pasi gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë ndodh brenda mureve të këtij burgu dhe Drejtoria e Përgjithshme e Bur gjeve nuk ka dhënë një shpjegim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here