Te henen bizneset e Shkodres i bashkohen atyre te pjeses tjeter te Shqiperise ne proteste kunder masave anti-covid 19. Situata e veshtire e krijuar nga kufizimet, ku mbyllja e muzikes vijon te jete ne oren 22.00, sipas tyre eshte vrastare dhe po thellon falimentin. Prej 1 viti gjendja mbetet e rende dhe nese vijohet edhe ne keto muaj te veres me te tilla maaa drastike, atehere nje pjese e madhe e tyre mund te ulin perfundimisht qepenat.

“I kerkojme shtetit shqiptar te reflektoje! A eshte e drejte pas krizes ekonomike kufizimet e levizjes se turizmit nga shume shtete duke e izoluar ekonomine te na braktise nen presionin e policise. I kerkojme shtetit shqiptar te mbroje turistat qe zgjodhen Shqiperine te mos debohen nga ambientet publike ku po shijojne te vetmet dite pushimi qe kane gjate gjithe vitit dhe mbi te gjitha kur zgjodhen Shqiperine per te lene kursimet e tyre.

I kerkojme shtetit shqiptar t’iu hape rruge eventeve familjare si shtetet fqinje : Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Te reflektojne qe nuk eshte kr.im qe shqiptaret zgjodhen Shqiperine per te hedhur kursimet e nje jete per te martuar femijet e tyre ne Shqiperi afer te afermve te tyre, duke i dhene jete ekonomise ne shume sektor shitje dhe punesimi, e jo te trajtohen si kriminele nga policia. I lutemi shtetit shqiptar te reflektoje nese nuk eshte kr.im te martohesh ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni. Pse ne territorin shqiptar konsiderohet i tille? Reagojme sepse po falimentojme, nuk duam luks” perfundojne reagimin e tyre bizneset.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here