Bizneset e Velipojës në pikë të hallit, taksat kanë nisur që në Maj por hapësirat publike ende nuk janë ndarë –

Velipoja nuk eshte gati per sezonin turistik dhe topin e pergjegjesise po e gjuajne sa ne nje porte ne tjetren, bashkia Shkoder dhe qeveria. Po mbyllet muaji Maj dhe ende nuk jane ndare hapesirat publike sepse biznesit i eshte caktuar afati i aplikimit ne E-Albania, e me pas te percaktohen kriteret e shpallen fituesit.

Deri kur te ndodhe kjo pritet qe te shkoje edhe muaji qershor, por nga ana tjeter biznesit prej fillimit te muajit i eshte caktuar tarifa e pageses dhe ka nisur vjelja e takses. Paradoks qe po perseritet prej 2 vitesh, ne nje kohe kur pandemia e ka gjunjezuar biznesin, e mbi te gjitha sektorin e turizmit. Voltana Ademi me administraten e saj nuk ka hartuar nje strategji dhe sot plazhi eshte i mbytur ne mbeturina, nuk ka planin e saj te hapesirave publike dhe po ashtu ajo nuk ka nje plan afatmesem apo afatgjate te menaxhimit te Velipojes.

Sot territorin e ka te pushtuar nga ndertimet pa leje te cilat kane shkaktuar perplasjen e forte te bashkise me qeverine. Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i ka kerkuar bashkise per kete situate nje informacion te detajuar qe me pas te vendose rreth nderhyrjes, nderkohe qe jane shenuar procedimet e para. Ky lloj trajtimi i plazhit te Velipojes padiskutim qe eshte i qellimshem dhe i ngjan nje plani ogurzi per ta demtuar turizmin ne kete zone, ku rol ka jo vetem qeveria por drejteperdrejte edhe bashkia. Voltana Ademi drejton gishtin e pergjegjesise sa here i duhet per kredite politike por me pas kur pergjegjesia eshte e saj, fshihet e krijon skema per te lare duart.

Velipoja si dy vite me pare edhe kete here po shenon skandalin e radhes te krijimit te se njejtes skeme, ku fadromat rrenojne turizmin, e ku pushteti vendor ben sikur gjendet i papergatitur, nderkohe qe ne fshehtesi vete harton listat e ben padite./ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *