Biznesmenët e Shkodrës dorëzohen para qeverisë ende pa filluar “luftën”, ja çfarë ndodhi sot –

Bizneset e Shkodres dorezohen perpara komitetit teknik te eksperteve dhe paralajmerimit te kryeministrit Rama se do te kete ndeshkime kush rezufon kufizimet.

Ata e kane anuluar protesten e paralajmeruar pasdreken e kesaj te hene me sheshin Luigj Gurakuqi. Te gjithe jane pajtuar me zgjatjen nje ore me shume te lejimit te muzikes (deri ne oren 23.00), duke mos bere asnje rezistence tjeter, ndryshe nga koleget e tyre ne Vlore, Lezhe apo qytete te tjera.

Te kontaktuar nga shkodranews nje pjese e tyre deklaruan se i druhen masave ndeshkimore te policise dhe drejtorise se tatimeve prandaj kane vendosur te mos dalin ne shesh, duke pare ate qe ndodhi ne qytetet e tjera te vendit me perplasjet e forta biznese – polici. “Do te testojme orarin e ri dhe sjelljen e klienteve dhe nese situata mbetet problematike do te kerkojme negocim me qeverine, sepse kaluam situate te veshtire nga viti i perballjes me pandemine. Ne jemi te vetedijshem per rrezikun qe ka pandemia, por tashme po behen tubime dhe lloj lloj grumbullimesh, e na kufizojne pas ores 23.00, kur deri ne ate orar mund te besh cfare te duash, eshte paradoks”, thote nje nga perfaqesuesit e biznesit ne Shkoder.

Policia e Shkodres me aksionet e saj ne mbremje ka nderhyre deri me tani per mbylljen e bizneseve pas ores 22.00 dhe tashme do ta beje ne oren 23.00. E ndersa frika e bizneseve te Shkodres i mbajti keto te fundit larg protestes, ne Vlore po jepet nje leksion i forte dhe i admirueshem se si biznesi po proteston per nje penalizim qe i “vret”. /ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *