Bledi Çuçi shpreh dhimbjen e madhe për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot

0
15




Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të dy elektriçistëve të cilët ranë në lumin Drin mëngjesin e sotëm teksa ishin nisur për të rregulluar një defekt.

Çuçi shkruan se ndarja e tyre nga jeta lë një boshllëk në familjet e tyre por edhe te kolegët që i njohën për vite me radhë.

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë.

Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan Çuçi





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here