Njësia operacionale e Tiranës ka ‘zbarkuar’ në autostradën Fier-Vlorë.

Mësohet se brenda pak orësh, janë rreth 25 leje drejtimi që janë pezulluar, ndërsa janë marrë masa të ndryshme për drejtues mjetesh që janë kapur nga radari në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Paralajmërimin për ashpërsimin e masave dhe shtim të kontrolleve e bëri një ditë më parë zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj.

Duke folur për aksidentin e rëndë, Dervishaj tha se nuk do të tolerohet asnjë shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor që kthehet rrezik real për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

“Dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë”, u shpreh Dervishaj.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here