Bllokohet Dibra/ Aksi Peshkopi-Qafë Draj-Kukës i pakalueshëm

0
18




Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës.Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm. Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.

Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative tl Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme . Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike.  Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here