Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas sekuestros së pasurive të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe dy ish gjyqtarëve të Kushtetueses me një postim në Twitter.

Ambasadorja amerikane thekson në postimin e saj se “Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi”.

Kujtojmë që SPAK vendosi të sekuestrohen pasuritë e ish kreut të Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykates se Lartë, Shkëlzen Selimi, pasuritë e ish gjyqtarit të Gjykates Kushtetuese, Fatos Lulo.

“Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që ish kreu i GJK dhe dy ish- gjyqtarët u shkarkuan pas procesit të vetingut për deklarim të rremë pasurie.

REAGIMI I PLOTE

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kreut të gjykatës Kushtetuese, të cilët u shkarkuan nga procesi e vetingut për fshehjen e pasurive të tyre.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi. https://spak.al/2021/04/28/njoftim-per-shtyp/”


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here