Bora ka mbuluar vendin/ Ky është infermieri shqiptar që i ka hapur sfidë të ftohtit: Do të shkoj në cdo shtëpi, e kam për detyrë

0
12





Quhet Admir Qehaja, punon si infermier dhe u bë i njohur në të gjithë Shqipërinë falë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e falenderoi publikisht për ndihmën që ai i dha një të moshuare 90 vjeçare që jetonte e vetme në fshatin Lekbibaj të Tropojës.

Admiri është një nga her onjtë e Shqipërisë, ashtu siç janë edhe të gjithë mjekët dhe infermierët e tjerë që po shërbejnë në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Ajo që e bën të veçantë Admirin është se nuk i pret pacientët në qendrën shëndetësore për t’u shërbyer, por shkon shtëpi më shtëpi dhe u ofron shërbimin sa herë ata kanë nevojë. Nuk ka rëndësi nëse ëhstë dimër apo verë, ftohtë apo vapë, Admiri është gjithmonë me çantën në dorë në ndihmë të çdokujt që ka nevojë.

Admiri tregon se shërben në zonën Nikaj-Mërtur, duke u shprehur se vështirësitë fillojnë nga vetë pozita gjeografike e zonës, por ato nuk i dekurajojnë për të dhënë shërbimin human në kohën e duhur.

“Së pari vështirësitë fillojnë nga pozita gjeografike e zonës përkatëse, por nuk na dekurajojnë për të mos dhënë një shërbim human dhe në kohën e duhur për krahinën Nikaj-Mertur ku shërbej dhe jam pjesë e tyre. Sigurisht që situata e pandemisë ka ndikuar në vështirësinë e punës sonë, por ka prevaluar humanizmi dhe përkushtimi jonë ndaj profesionit. Kemi pasur mbështetje të fortë edhe nga DRSHP- Tropojë” tregon ai.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here