Gëzimi më i madh në jetën e prindërve është të shohin sesi të vegjlit e tyre rriten ashtu si ata do të donin, të zgjuar, të sjellshëm, të dashur.

Moderatorja Bora Zemani, e cila është bërë nënë në një moshë fare të re, shpesh ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin. Ajo ka pohuar se ata janë rritur së bashku dhe për rrjedhojë kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Çifti u nda kur djali ishte i vogël por të dy janë kujdesur të jenë prezent njësoj në jetën e tij. Arbori ka përfunduar klasën e parë dhe organizimi i Festës së Abetares ka bërë bashkë ish-partnerët dhe familjarët e përbashkët të tyre.

Bora dhe Vini duket sikur kanë lënë pas keqkuptimet dhe shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit ne fotografitë familjare.

Bora i ka dedikuar shkrimin e ndjerë të birit në këtë ditë të veçantë:

Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj “kjo eshte dita me e bukur e jetes”. Edhe sot e mendova…te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund!
Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!- ka shkruar moderatorja krahas një albumi me disa fotografi me familjar të përbashkët te çiftit.

Kujtojmë që Bora Zemani po bën pak kohë që është ndarë nga aktori i humorit Donald Veshaj ndërsa Vin Veli në intervistën e fundit që ka dhënë ka pohuar se është në një lidhje prej dy vitesh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here