Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.

Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin.

Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri.

Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur. Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion.

Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar:

“Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.

Ndërkohë, ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka. Kjo ndarje erdhi vetëm pak kohë pasi Bora Zemani e çoi në tjetër nivel lidhjen me Donald Veshajn, dhe çifti nisi bashkëjetesën pas ribashkimit të tyre.

Ribashkimin e vërtetuan në imazhin e parë bardhezi të publikuar në “Instastory” nga Bora, ku shihej që ajo i kishte “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit e etiketonte Donaldin dhe e pyeste: “Kështu?”.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here