Bora Zemani reagon për herë të parë pas ndarjes nga Donald Veshaj

Disa javë më parë dyshja Bora Zemani dhe Donald Veshaj u vendosën në qendër të mediave rozë pas ndarjes së tyre.  Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia. (KLIKO)

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur asnjë reagim nga dyshja. Heshtjen e ka thyer ditën e sotme moderatorja bukuroshe, ndonëse nuk ka folur drejtpërdrejt për ndarjen e tyre. Në një intervistë për “Prive”, ajo tha se momentalisht është e fokusuar te puna dhe nuk ka plane të zgjerojë familjen. Më tej, e pyetur për lajmet që kanë qarkulluar Bora u shpreh se ka vendosur të mos flasë më asnjëherë për jetën personale. Duke nënkuptuar ndarjen e tyre, ajo tha se do donte që asgjë nga jeta e saj private mos të komentohej dhe shihej nga syri i publikut.

“Unë nuk kam dashur asnjëherë të flasë për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të japë një përgjigje për të shuar atë kuriozitetin që kanë njerëzit. Kam folur disa herë për jetën time personale por do kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale.”- tha ajo. 

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *