Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, zhvilloi disa takime në lagjen 5 në Korçë.

Kandidati i LSI-së në Qarkun e Korçës vuri në dukje se në vizitën e kryeministrit Rama, qyteti ishte i rrethuar me policë.

“Sot ka ardhur Kryeministri dhe viziton Korçën. Tek po vija në këtë takim të gjithë kryqëzimet e Korcës ishin të mbyllur me policë. Të gjitha rrugët e Korçës kishin polica pafund. Pse duhet të ketë frikë Edi Rama të vijë në Korçë. Për çfarë arsye?

Kjo tregon dhe njëherë që kemi të bëjmë me një Kryeministër që ka frikë nga qytetarët e tij. Por pse? Sepse është i papërgjegjshëm, është arrogant, sepse nuk i shërben njerëzve. Vjen në Korçë dhe thotë: Do vazhdojmë projektet tona, do hapim vende pune, do punësojmë të rinjtë, kemi bërë këtë, kemi bërë atë, do të, do të. Politika e Ramës për Korçën është gjithmonë do të. Por asnjë gjë konkrete.

Politika e Ramës për Korçën është politikë fasade, por jo e shërbimit qytetar. Është një politikë arrogante, e papërgjegjshme. Është një politikë e cila nuk mendon për njerëzit e thjeshtë. E mbani mend ju para katër vitesh. Premtoi që do bëhej aeroport në Korçë. Premtoi projekte madhore, asnjë nga ato nuk ka mbajtur. Korça është pa aeroport. Sepse ky i mashtroi qytetarët e Korçës. Korça sot nuk ka mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat. Sot të rinjtë dhe të rejat e Korçës po e lënë vendin sepse nuk ka shpresë, nuk ka mundësi punësimi. Premtoi do mbaronte rruga Qukës Qafëpllocë. Nuk ka mbaruar.

Ka premtuar një linjë hekurudhore, Pogradec, Korcë, Kosturë. Nuk e ka, ka mashtruar. Pra gjithë këto projekte fasadë, nuk i ka realizuar. Sepse ai nuk mendon për hallet e qytetarëve shqiptare. Nuk mendon për hallin tuaj. Nuk mendon se si duhet zhvilluar ekonomia në Korçë. Nuk mendon se si duhet të hapim vende të reja pune.

Ai mendon vetëm për interesin e tij personal. Ndaj sot Niko Peleshi dhe Edi Rama refuzohen nga çdo qytetar i Korçës. Sepse i kanë mashtruar qytetarët. Refuzojnë një politikë klientelistë të cilën e përdorin vetëm në interes të biznesit të tyre. Sot Niko Peleshi vjen ne Korçë, me ofertën e biznesit të tij personal. Se kjo është oferta që ka për Korçë. Nuk ka asnjë plan konkret për të nxjerrë Korçën nga varfëria. Nuk ka asnjë plan konkret për të hapur vende të reja pune. Nuk ka asnjë plan konkret për të rinjtë dhe të rejat e Korçës. Të vetmen gjë që ai mendon.

E mendon Korçën si një bulevard kryesor. Po të gjithë këtu te hallet e vërteta, të qytetarëve të Korçës, të shkojë të shikojë sesi janë zonat përreth qytetit të Korçës. Në varfëri ekstreme. Të vijë të shikojë lagjet e Korçës. Shikon një varfëri ekstreme, ku të rinjtë dhe të rejat te vetmen shpresë kanë largimin nga vendi. Ndaj unë ju ftoj ju që më 25 prill të votonin numrin 6, LSI. Sepse vota për LSI është vota për familjen.

Vota për LSI është vota për më shumë mundësi punësimi, është vota për të sjellë shpresën në vend”, deklaroi Braimllari.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here