Brenda 7 ditëve…. –

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku po prezantohet raporti përfundimtar. Kreu i Komisionit, Alket Hyseni, deklaroi se raporti do të dërgohet brenda 7 ditësh në seancën e Kuvendit. Ai u shpreh se Komisioni Hetimor i ka dhënë përgjigje objektit të hetimit, duke theksuar se në radhë të parë është respektuar Kushtetuta.

Hyseni përsëriti edhe njëherë pretendimet se presidenti ka cenuar imazhin e vendit dhe raportet e Shqipërisë me partnerët. Ai deklaroi se gjatë fushatës elektorale presidenti nuk ka siguruar unitetin kombëtar, ndërsa mesazhet e tij kundër mazhorancës janë cilësuar si të paprecedenta.

Ndërsa përmendi marrjen e provave nga Komisioni Hetimor, Hyseni tha se u respektua ligji sa i takon informacionit të klasifikuar nga SHISH mbi kreun e shtetit.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *