Brenga i një vajze të së.murë: Barrën e skoIiozës e mbaj, por Iotët e prindërve nuk i përbaIIoj dot

0
10





“Dhimbjet janë aq të mëdhaja, saqë nuk mund t’i shpreh… vetëm shpirti i di. Çdo ditë është e vështirë, është e dhimbshme, çdo ditë është e rëndë. Secila ditë është më e rëndë se tjetra.”

Këto fjalë burojnë nga zëri i një vajze 22 vjeçare nga Prishtina. Prej mëse 7 vitesh, ajo jeton nën hijen e një së.mundje. Në njërin krah ka dhimbjen, ndërsa në tjetrin mërzinë. Ndihet e vetmuar dhe shpesh pyet veten, “përse unë”?

Arlina Gashi quhet dhe është e prekur nga sëm.undja e sk.oliozës.

Arlina: … jam 22 vjeç dhe jetoj në Prishtinë. Kam së.mundje të sk.oliozës, së.mundje që më është shfaqur prej 7 vitesh. Vetëm ata që e kanë përjetuar këtë dhimbje e dinë, është shumë e vështirë, shumë e rëndë. Tani më mpihet dora, qafa dhe nga pak kam probleme me frymëmarrjen.

Historinë e saj e tregoi për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. Në kujtesë i vjen koha kur ishte veçse 11 vjeçe dhe iu nënshtrua një operimi që zgjati 12 orë. Por kjo vajzë është ndryshe nga shumë të tjera. Në memorje nuk ka fiksuar vuajtjet e veta, por ato të prindërve të saj.

Arlina: Kam qenë keq shumë. Kam bërë një ndërhyrje të shpinës në Zvicër kur kam qenë 11 vjeç. Ato 12 orë në operim, për mua s’kanë qenë shumë, por për prindërit… babai im ka menduar se unë kam vdekur.

Qëkur bashkëjetoj me këtë së.mundje, jeta ime ka ndaluar. Kam dashur ta vazhdoj universitetin por s’kam mundur. Më shumë prej gjendjes sime shëndetësore… ama ç’ka të vjen prej Zotit, duhet me e pranu… jeta kështu është shumë e vështirë, ama qashtu thot Zoti.

Arlina është e sëmurë. Është e vërtetë që merr frymë me vështirësi, por kur tregon, fjalët i shkojnë tek nëna e babai. Ajo nuk do të shohë më prindërit e saj duke qarë prej saj, një vuajtje që po i bren shpirtin.

Arlina: Prindërit për mua janë shtylla, krahët e mi, shpirti im… gjithçka. Kanë sakrifikuar shumë. Asnjëherë s’dua t’i shoh të mërziten, vdes për ta. Është e vështirë për mu, por më vështirë është për ata që të më shohin mua kështu.

Ky send e di që është shumë i keq për mua, sepse kur e mban brenda dhimbjen e mërzinë është keq, ama për ata (qan)… E mbaj barrën krejt vetë, nuk dua t’i mërzis, nuk i përballoj dot më lotët e tyre. Të mitë lotë nuk janë problem, si ndaloj, por thjesht ata nuk dua t’i mërzis më.

Arlina ka vetëm një dhe një ëndërr. Dhe që ëndrra e saj të plotësohet, i duhet ndihma e shqiptarëve bamirës. Operacioni i saj kushton 35 mijë euro dhe familja e ka të pamundur ta përballojë ndërhyrjen në trupin e të bijës.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here