Britney Spears kërkon falje pas rrëfimit tronditës: “E bëra prej krenarisë sime”



Britney Spears tronditi të gjithë opinionin publik dhe fansat e saj ndër vite me rrëfimin para gjykatës dy ditë më parë për kujdestarinë e babait të saj. Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psiqike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati, Jamie Spears. Ajo deklaroi se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte, teksa zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Ajo zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Pas këtij rrëfimi ka ardhur edhe reagimi nga Britney në rrjete sociale. Teksa ka ndarë një shprehje të Ajnshtajnit, ku shkruhet:
“Nëse do që fëmija yt të jetë inteligjent, lexoji përralla. Nëse do që të jetë akoma më inteligjent, lexoji akoma më shumë përralla”, ajo ka i ka kërkuar falje fansave.

“Ju kërkoj falje që bëja sikur isha mirë këto 2 vitet e fundit…e bëra për shkak të krenarisë sime dhe më vinte turp që ta ndaja me të tjerët atë që po më ndodhte mua”, është shprehur 39 vjeçarja. /News31

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *