Një familje në Gjermani do e mbajë mend përgjithmonë udhëtimin në një autostradë.

Arsyeja është sa e çuditshme, aq edhe humoristike.

Drejtuesi i një makine, 28 vjeç, gruaja e tij shtatzënë 28-vjeçe dhe fëmija i tyre 11 muajsh u ndalën në një ndalesë pushimi pak para se të largoheshin nga Pommersfelden, dhe ata vazhduan udhëtimin e tyre pa 28-vjeçaren shtatzënë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës ndërmjet të shtunës dhe të dielës që lame pas, nga Bavaria e Epërme në Nordrhein-Westfalen.

Gruaja shtatzënë dëshironte të priste burrin e saj në automjet me fëmijën e saj ndërsa ai shkoi në tualet, por më pas ajo vendosi gjithashtu të shkonte në tualet.

Burri siç duket nuk e vuri re këtë detaj, pasi u kthye në makinë dhe filloi të ngiste makinën pa gruan e tij.

Pas daljes nga tualeti, gruaja nuk kishte as xhaketë dhe as celular, kështu që u kthye nga njerëzit afër, të cilët thirrën policinë.

Vetëm pas 50 kilometrash ai e kuptoi se gruaja e tij ishte akoma në parking.

Ai mori një telefonatë ku i thuhej: “Kjo është policia e trafikut Erlangen…”.

Kështu, ai menjëherë u kthye dhe u nis drejt gruas së tij dhe policia gjithashtu drejt tij me gruan shtatzënë në një makinë policie.

Familja u takua diku në autostradën A3.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here