Burri nga Elbasani vdiq nga virusi indian? Vjen reagimi i fortë nga ISHP, ja çfarë thuhet

Instituti i Shëndetit Publik është duke bërë gjurmimin e rastit të një personi që ka ndërruar jetë pasi sipas mediave shqiptare, ishte i infektuar me mutacionin indian te covid.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik ky fakt nuk është i vërtetë  pasi deri më tani nuk është konfirmuar.

“Të dhëna të tilla zyrtare unë nuk kam, aq më tepër si grup që kemi qenë që në  fillim ët pandemisë për çdo rast të dyshuar dhe me komunikimet e vazhdueshme që kemi me ISHP nuk kemi asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë mutacion indian. Lajmi i përhapur dje nga një media private për mua është një lajm i rremë dhe nuk kam indicie për këtë mutacion.”

Sipas shefes të Epidemiologjisë ky rast vijon të jetë një rast infektimi në versionin Sars-Cov2, pasi nuk ka asnjë fakt të vërtetuar që 50 vjeçari të jetë prekur nga versioni indian i Covid.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *