Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhula ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri pas humbjes së zgjedhjeve nga opozita dhe rikonfirmimit në detyrë të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Buzhala u shprej se kryetari Lulzim Basha duhet të largohet, dhe vendin e tij sipas gazetarit, mund ta zënë dy emra të njohur.

Njëri është deputeti demokrat Agron Shehaj dhe gazetari kritik me qeverinë, Armand Shkullaku.

Postimi i Buzhalës në rrjetin social, Facebook

Sa i perket opozites ne Shqiperi: Pas tete vitesh deshtimi per t’i rikthyer ne pushtet Lulezim Basha do te duhej me u largu prej kreut te Partise Demokratike. Nuk ka kuptim qe ai te vazhdoje edhe me tutje. Paramendojeni me humbe prape pas kater vitesh? Kjo do te ishte pastaj qesharake. Ne krye te partise duhet te vije dikush, mbi te cilin nuk ka dyshime qe i ka lidhjet e njejta ekonomike me ato qe i ka Rama. Dikush qe nuk intimidohet prej Rames ne asnje rrafsh. Dikush qe pervec veriut e shtrine influencen edhe ne Shqiperine e mesme dhe ne Shqiperine e jugut. Ne mendjen time jane dy persona qe kishin mujte me i realizu keto objektiva: Agron Shehu dhe Armand Shkullaku. Secili prej tyre dyve do te kishte qene nje zgjidhje perfekte per PD-ne.






Previous articleRama flet për mandatin e katërt: “Pas 4 vitesh do marrim..”



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here