‘Ça të bëj unë ta lë gruan të vdesë?’- Burri çon bashkëshorten te Infektivi dhe thotë…

0
10




Situatat paradoksale nuk kane te sosur ne lidhje me pandemine, teksa njerezit nuk kane cfare te bejne ne disa raste dhe e kane te pamundur te respektojne karantinen kur kane nje te aferm te infektuar.

Një burrë i cili kishte cuar bashkëshorten tek Infektivi dhe vete po ashtu i infektuar, tha për ‘Balkanweb’ se gruaja e tij, 46 vjeçe, ndodhet ende në ambulancë.

Burri thotë që e ka mbajtur në shtëpi prej 4 ditësh bashkëshorten dhe ilaçet i kanë kushtuar 500 mijë lekë dhe nuk ka marrë asnjë lloj rimbursimi.

Teksa është pyetur se mos ka frikë se mund të përhapë virusin, burri tha se nuk ka çfarë bën pasi gruaja e tij mund të ndërrojë jetë.

‘ 30 e ka oksigjenin. Sot e sollëm ne nga Kamza, aty rrimë me shtëpi. 4 ditë e kemi mbajtur në shtëpi me mjekime. Vetë jam mirë , me Covid, temperaturë nuk kam. Ca të bëj unë ta le gruan të vdesë. Është 46 vjece. Nuk më kanë shkuar shumë mjekimet, oksigjenin e kam marrë privat, nuk e di sa kanë shkuar. Afër 500 mijë lekëshit, asgjë e rimbursuar.”– ka thënë ai.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here