Çadrat me vete, dita nis me shi. Ja si do të jetë moti nesër

0
122

This post has already been read 84 times!

Reshjet e shiut do të shoqërojnë edhe të martën. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës vijon me vranësira të herë pas hershme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Por lajmi i mirë është se në orët vijuese pritet përmirësim gradual i motit në territor, duke bërë që vranësirat të spostohen në zonat Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here