Para disa ditësh Capital T solli këngën më të re me titull “Buzëqeshje” që u pëlqye shumë nga fansat dhe u fut menjëherë në listën e këngëve dominuese të kësaj vere. Mirëpo, përveç komenteve pozitive, klipi i saj mori edhe kritika nga disa prej dëgjuesve që kanë vënë re se është fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit, ku edhe është xhiruar ky projekt muzikor. Mirëpo, e gjitha duket të ketë qenë një gabim teknik dhe këtë e ka sqaruar vetë artisti mbrëmjen e djeshme në Instastory.

Në reagimin e tij, Capital T shkruan se ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni. Ai ka risjellë në kujtesë edhe këngën e tij “Hitman” të publikuar 5 vite më parë duke shkruar se ka qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në gjithë Shqiptarinë dhe ndër të parët që ka xhiru nëpër kisha.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”.

Po ashtu, reperi ka ripostuar një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe kryqi, teksa shkruan:“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”.

Për më tepër ditën e djeshme, në festën e Kurban Bajramit, artisti dha edhe një mesazh të fortë. Ai kishte mysafir në shtëpinë e tij pikërisht një klerik, Don Marjanin. (KLIKO)

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here