C’fare dreqin ndodh ne kete vend/“Ti je ku*vë, do të ti q* robt”. Nusja de.noncon ngjarjen e rëndë, reagon vjehrra, ç’ndodh në emisionin ‘live’?

0
365

This post has already been read 361 times!

Fabiola Gjonçaj është 32-vjeçarja ka qenë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku ka rrëfyer një histori të rëndë teksa ka deklaruar se vjehrra e dhunon në sy të vajzës.

Ky ishte episodi i fundit i një dhune që zgjat prej 10 vitesh, por që për hir të opinionit dhe të marrëdhënieve familjare nuk ishte denoncuar më herët.

Fabiola:

“Me bashkëshortin jam njohur në një qendër “Aksion+” ku ai trajtohej për lënien e heroinës ndërsa unë punoja. Aty u dashuruam dhe nisëm bashkëjetesën. Pasi erdha në Tiranë, vjehrra vetëm 2 muaj më priti mirë pastaj vetëm sherr. Doja të jetoja më vete me burrin por nuk munda.

Me çfarë jetonte familja?

Unë punoja në call center. Më pas ika me burrin në Gjermani për azil. Jetuam 2 vite e gjysmë. Në fillim shkonim mirë pastaj ai i çonte lekët vjehrrës. Ajo na vinte aty. Shkelëm rregullat dhe na përzunë.

Kthimi në Shqipëri ishte fatal?

Po sepse im shoq iu kthye heroinës dhe kreu dhe vepra të tjera penale. Qëndruam 6 muaj në kërkim se ky kishte vjedhur një brezore me 1.5 mln lekë. Vjehrra më akuzoi mua për këtë vjedhje.

 

Çfarë ndodhi në 29 shtator?

Shkova të merrja vajzën nga shkolla dhe roja dhe mësuesja u ankuan sepse ajo kishte shkuar ta merrte vajzën pa mbaruar mësimi. Ajo donte ta merrte para meje sepse shkon në treg dhe vjedh gjera.

 

Kur i ke mësuar këto?

Tani mi ka treguar vajza. Edhe para një jave kishte vjedhur një palë pupa. I kam thënë edhe në polici këto.

Çfarë ndodhi më pas?

Sa hapa derën më ofendoi me fjalë të rënda. Vajza nga frika mbylli derën. Vjehrra e goditi me shkelm më kapi nga duart dhe më goditi me shkelm. Kam dashur dhe më parë ta denoncoj por më ka penguar im shoq. Ajo më ka nxjerrë jashtë edhe kur kam qenë 8 muajsh shtatzënë.

Reagon vjehrra

Pas akuzave të nuses së djalit ka reaguar vjehrra Violeta Gjonçaj. Ajo thotë se nusja e saj ka lidhje me djem të tjerë dhe përdor drogë. “Ajo para 2 ditësh më goditi në kokë me një gjë të fortë”, deklaroi ajo në emision.

Më pas zonja Violeta tha që t’i referohen policisë dhe u largua nga telefoni.

Drejtuesja e emisionit Evis Ahmeti vuri fokusin tek situata e vajzës 8 vjeç të Fabiola Gjonçajt, e cila rritej në një ambient të dhunshëm. Në emision erdhi dhe një audio e regjistruar gjatë bisedave dhe zënkave në shtëpi, ku dëgjoheshin fjalë banale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here