Çfarë fshihet pas shifrave të Qeverisë? OBSH-ja del me deklaratën b.ombë

0
16




Organizata Botërore e Shëndetësisë thote se mund të ketë një ndryshim midis situatës reale dhe shifrave që deklarohen nga shtetet lidhur me pandemine.

“Sigurisht që nuk është një lajm i keq, por ne ende nuk e dimë sa i mirë është”, tha për France24 virologu Jonathan Stoye, kreu i kërkimit në Institutin Francis Crick në Londër.

Numri i rasteve të reja ka rënë në shtetet e mëdha të cilat kanë raportuar shifra të mëdha ditore në krahasim me ato që po raportojnë tani. Mbretëria e Bashkuar raportoi një rënie prej 25%, SHBA-ja me 20% dhe Brazili me 10%.

Ndërkohë Jean-Stephane Dhersin, zëvendës drejtori shkencor i Institutit Kombëtar të Shkencave Matematikore të Francës në një intervistë për Francë24, është shprehur se të dhënat e bëra publike nga OBSH-ja tregojnë vetëm një pjesë të shifrave reale.

“Numrat në thelb tregojnë trajektoren ‘klasike’ të Covid-19 pa pasqyruar shfaqjen e varianteve.Ajo që është e dukshme në shifra është evolucioni i rasteve të infeksioneve me llojin më të madh të virusit, i cili është ende forma origjinale e Covid-19”, tha ai.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here