Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit tij.

Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Kur filluan festimet e Pashkëve?

Krishterët e hershëm filluan ta festojnë këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit, këshilli i Nikesë vendosi të festohej një të diel, por jo një datë fikse. Së fundmi, u vendos që pashkët të festoheshin të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror, informon dritare.net.

Çfarë do të thotë Pashkë?

Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurtë. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre që do të thotë pranverë dhe pjellori, informon dritare.net. Një mundësi tjetër është Eosteri norvegjez që do të thotë “sezoni i lindjes së re”. Fjala lindore vjen nga e njëjta rrënjë. East nga anglishtja është lindje.

Origjina dhe historia e lepurit të Pashkëve.

Nëse jeni katolik, gjëja e parë që ju vjen në mendjë kur përmendim Pashkët është kryqi i Krishtit, por nëse jeni publik i gjerë menjëherë ju vjen në mendje lepuri që ka shpërndarë vezët për pashkë.

Ka disa arsye pse lepuri është pjesë e Pashkëve. Më e dukshmja është simboli i pjellorisë, Pashkët vijnë gjatë pranverës dhe kanë domethënien e një jete të re dhe lepuri është një kafshë që sjell shumë pasardhës, informon dritare.net.

Lepuri është gjithashtu një simbol i hënës. Dita e Pashkëve varet nga hëna. Kjo mund të jetë një arsye pse lepujt janë përfshirë në festë.

Pse kemi vezë për Pashkë?

Pranë lepurit të pashkëve simbol i njohur janë edhe vezët. Veza ka historinë e saj sikur dhe elementët e tjerë të festës së Pashkëve. Kulturat e lashta i shihnin vezët si simbol i jetës. Burime të tjera thonë se në vende të ndryshme si Egjipti, Pesri, Greqi, Romë i hanin vezët e lyera me bojë. Vezët e lyera me të kuqe simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe kujtesën e tij.

Qengji i Pashkëve.

Nga të gjithë simbolet e Pashkëve, qengji ndoshta është më simbolizuesi nga krishterët. Përveç faktit se qengjat janë kafshë të lindura në pranverë, nuk ka lidhje të forta me traditën pagane. Qengji e ka origjinën nga Pashka Judeni, ku secila familje flijuan një qengj

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here