Në 24-orët e fundit, Policia në Tiranë ka arrestuar 9 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit A. Gj., 61 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 47-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N., 34 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, dhe u konstatua jashtë banese;
D., 25 vjeç, pasi ka kthyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga sherbimet e Policisë jashtë banesës.

Nga specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 39 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një palestër.

Nga specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

V., 67 vjeç dhe Gj. S., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 16.07.2021, shtetasi A. A., 48 vjeç, kallzon se në Golem, i kanë vjedhur sende personale në momentin që ka hyrë të lahet në det. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 16.07.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. H., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin J. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here