Çfarë ndodhi mes Mevlanit dhe Anës në “Përputhen”

Takimi i Mevlanit me Shqipen, i shumëprituri takim nuk shkoi siç duhej.

Kapja e fjalëve mes Mevlanit dhe Anës kanë ditë që kanë nisur.

Teksa në studio po komentohej takimi mes tij dhe Shqipes, Ana e riktheu vëmendjen tek takimi i saj me Fatjonin, ku Mevlani i foli bukuroshen për veshjen dhe ushqimin e gatuar.

Ana iu drejtua Mevlanit me fjalët, “do të gatuaj ty në vend të peshkut”, ndërsa Mevlani u përgjigj duke thënë, “unë femrave si ty nuk i jap shans me fol”.

Ana: Do të gatuaj ty në vend të peshkut.

Mevlani: Unë femrave si ty nuk i jap shans me fol.

Ana: Një sekond. (thërret me tone të larta)

Mevlani: Ule zërin.

Ana: Shqipja e teproi pak, por u zbulua për çfarë ka ardhur në përputhen, të fitoi një klikim në këngët që do të nxjerrë.

Mevlani: U bëra tre javë këtu dhe se kam përmendur ndonjëherë këtë gjë. Unë jam një djalë i thjesht, jetoj prej shumë vitesh në kurbet dhe nuk hapem, ju në Shqipëri hapeni për një sandale.

/RDA News