Një konflikt mes disa personash ka ndodhur sot në mbrëmje në ambientet e parkingut në një lokal në Elbasan.



Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, por tani është raportuar në media.



Si pasojë një person është dërguar në spital me fraktura të krah kurse një tjetër i lënduar lehtë.



Është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të qetësuar situatën e cila mund të përshkallëzonte më shumë.



Pasi ka hasur rezistencë, policia është dashur që të shoqërojë me forcë dy persona në ambientet e policisë, raporton News24.



Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identiteti i personave të përfshirë në këtë përleshje fizike.



.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here