Cfare ndodhi ne hotelin ne Bruksel

0
402

BELGJIKE

Një 33-vjeçare nga Divjaka është gjetur e vd ekur në një hotel në Bruksel.

Xhuljeta Lala, ndërroi jetën ditën e djeshme rreth orës 12:00, teksa ishte duke punuar si çdo ditë në një hotel në Bruksel ku merrej me pastrimin e tij.





Sipas familjarëve të Lalës, një person i ka shkuar nga pas dhe e ka go ditur me një bombul që shërbente për fikjen e zjarrit.

Go ditja i ka shkaktuar vd ek jen e menjëhershme. Policia ka arre stuar autorin, një 36-vjeçar francez i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.





Daja e 33-vjeçares, Trifon Caponi ka treguar se si e mësuan lajmin e trishtë: “E pamë direkt nga Facebook lajmin, e morën vesh dynjaja pastaj ne se unë s’para shoh mirë. Ishte njeri punëtor, i thjeshtë. Iku si njeri i zakonshëm për punë, me të drejtat e veta dhe të shtetit. Nga ora 11:30 duke pastruar në hotel, del një person në enigmë që e godet nga pas me këto bombolat e zjarrit.





Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgu e të gjithë të tjerat.”





Xhuljeta Lala jetonte me vëllain dhe 3 motrat në Begjikë prej rreth 10 vitesh. Ata ishin larguar pas vra.sjes së dy prindërve nga një person rreth 20 vite më parë.

“Para 19 vjetësh, një djalë Divjake i ka vr.arë në një natë të dy prindërit dhe një nga motrat u plagos. Kjo që po flasim tani, me gjithë vëllain kanë hyrë poshtë krevatit dhe kanë shpëtuar nga plumbat atje. Fatkeqësia e gjurmoi atje. Direkt u larguan për Greqi, pastaj për në Belgjikë për një jetë më të mirë, larg këtyre gjërave që nuk mund t’i shikojmë dot me sy.





Atëherë kur ndodhi ngjarja, i kam kërkuar kryeministrit që ka qenë në detyrë atëherë, Pandeli Majko. I kam thënë që nuk dua vetëgjyqësi, por shteti ta kapë personin e ta va.rë para syve të të gjithë popullit. Pandeli Majko më është përgjigjur që ky ligj është hequr”,- tha daja i tyre në një intervistë për Top Channel.





Si ndodhi ngjarja?

Autori, i cili ishte arratisur nga një spital psik.iatrik, eci lakuriq në korridor, rrë.mbeu një fikës zjarri, hyri në dhomën e hapur ku ishte Xhuljeta dhe e goditi bru.talisht, e cila vd.iq menjëherë. Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi skenën. Burri ishte akoma i zhveshur pranë vik.timës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej. “Unë e vr.ava atë. Më ndalo, është në rregull”,- tha ai. Policia u thirr menjëherë dhe oficerët ishin në gjendje të vinin në pra.nga autorin pa vështirësi.





Autori u ka thënë policëve se e vr.au atë sepse djalli ia kishte kërkuar. “Më ndaloni, unë e vr.ava atë sepse djalli më kërkoi”,- ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here