TIRANË

Kanë dalë pamjet e pak sekondave ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit udhëtojnë në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan do të merrej para nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai merret para nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathta.

Siç duket në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Momenti kur makina e Pehar Pemës parakalon me shumë shpejtësi në tunel

Kjo ngjarje mund të ishte edhe më e rëndë pasi tre mjete të tjera siç dhe shihni në këto pamje të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë ndodhi me pasoja të rënda.

Pas perplasjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Ngjarja është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit.

Në këtë ngjarje humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy te rejave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e ishin mjaft të rënda.

Mësohet se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur (në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë) është vendosur në masën e sigurisë arre st në bu rg deri në përfundim të hetimeve.

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here