Çfarë ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, helikopteri fluturon me dy persona të varur me litar –

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të Tiranës. Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare janë fotografuar krah për krah tek “Nënë Tereza”, siç shihet edhe në shkrepjet e publikuara nga LSA.

Sot, qytetarët mund të kenë pasur mundësinë të shohin vetëm një copëz të asaj surprise që ju prej të dielën në sheshin “Nënë Tereza”. Shijoni fotot ku një helikopter ushtarak duket se ka fluturuar me dy ushtarë të varur me litar.

Çfarë po zhvillohet në Shqipëri?

Defender Europe 21 është një demonstrim force i SHBA dhe NATO, që ka mbledhur mbi 8 mijë ushtarë amerikanë në Shqipëri dhe në total 28 mijë forca ushtarake nga 26 kombe. Në terrenin shqiptar janë ngritur 30 zona trajnimi dhe po bëhen disa operacione testuese.

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor. Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë, ndërsa të përfshirë janë edhe: 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *