Çfarë po “kurdisin” Tayna dhe Don Xhoni? Ky është detaji që i zbuloi





Jemi në kulmin e verës dhe projektet muzikore janë njëra më e bukura se tjetra. E duket se artistët shqiptarë kanë përgatitur shumë surpriza këtë sezon, duke sjellë sidomos shumë bashkëpunime. Prej kohësh përflitet edhe për një duet mes dy prej reperëve më në zë shqiptarë Tayna dhe Don Xhon. Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit. Paraprakisht dihet vetëm se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil.

Duket se këto zëra janë konfirmuar falë postimeve të dy artistëve. Tayna ka postuar një foto në Instagram para disa ditësh ku shkruan “Pipi çorapëgjata gone bad”. Nga ana tjetër, Don Xhon ka postuar një video në Instastory ku dëgjohet në sfond kënga e tij që pritet ta publikojë së shpejti. “I ka flokët e kuqe pipi çorapëgjata” -thotë ai në këngë, e cila lidhet kështu me përshkrimin e fotos së Taynës. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe mund të jetë një rastësi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

/News31

.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *