Një kër cënim për su lm ka mobilizuar njësinë speciale të Policisë së Kosovës e cila ka rrethuar oborrin e QKUK-së.




Në disa pamje të publikuara shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë zonën rreth QKUK-së.




Ndryshe përpos Prishtinës, masa të rre pta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rre pta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.




Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.




“Policia u kontaktua nga një person i cili kër cënoi të sul monte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente su lmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti. /huazuar

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here