Pas humbjes së thellë që pati PD në zgjedhjet e 25 prillit, demokratët të cilët po kërkojnë largimin e Bashës sa vijnë dhe shtohen. Më i fundit është anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i cili ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Bashës.

‘Te gjithe ata qe mendojne se opozita i humbi zgjedhjet ne 45 ditet e fushates e kane gabim!  Kushdo qe mendon se heqja e Bashes dhe zevendesimi me nje kryetar tjeter e ka gabim po ashtu!

Partia Demokratike duhet te vendose te reformohet thellesisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht! Nje parti serioze nuk mund te jete edhe liberale edhe social-demokrate edhe konservatore njekohesisht! Po aq sa nuk mund te jete model qeverisjeje nese nuk perfill anetaresine, strukturat lokale dhe qendrore por funksionon si sekt i kryetarit! Garancia e suksesit jane parimet dhe vlerat!

Perndryshe PD do mbetet spektatore e fitoreve te kundershtarit! Ndaj Keshilli Kombetar duhet te udheheqe nje proces zgjedhor dhe debati politik ne baze per te perfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit te ri! Dhe po aq e rendesishme eshte miratimi i nje statuti te ri demokatik ku ndarja e pushteteve te garantoje lirine e debatit, konkurencen e hapur dhe autonomine e nevojshme te strukturave lokale!

Kete proces nuk mund ta udheheqe Lulzim Basha qe me se paku te dorehiqet me dinjitet per ti hapur rrugen reformit te Partise Demokratike! Keshilli Kombetar duhet te marre pergjegjesine qe i takon dhe ja ka percaktuar statuti! Partia Demokratike eshte prone e demokrateve dhe aset publik, ndaj duhet te sillet si e tille!’- shkruan Kulluri.

Të zhgënjyer nga fjalimi që Lulzim Basha mbajti një ditë për te justifikuar humbjen e radhës, ish presidenti Bujar Nishani doli hapur kundër liderit të Partisë Demokratike nga i cili po priste dorëheqjen. Para Nishanit edhe anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli sot ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së janë shtuar, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për këtë humbje.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here