Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë lënë sot pas përplasjet mes tyre dhe janë bërë bashkë në ceremoninë për “Defender Europe 21’, stërvitja me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.


Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se kjo stërvitje është një mesazh për “rivalët” që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA.


“Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t’u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë,  do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve  me aleatët. Kjo stërvitje një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderojë SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe”, tha Peleshi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here