Është kopsitur numërimi i kutive të votave në gjithë qarkun e Shkodrës, ku kryesuesi i listës së socialistëve, Paulin Sterkaj ka siguruar7335 vota, ndërsa pas tij renditet Benet Beci me 6131 vota, më pas Edona Bilali ka marrë 2711 vota dhe Ilir Beqaj 3920.

Ndërsa nga Partia Demokratike, Helidon Bushati ka siguruar 6743 vota, Emilja Koliqi 1364, Ramadan Likaj 4778 vota, Greta Bardeli 2753. Po ashtu, nga PD-ja, Zef Hila ka marrë 5975 vota.

Dy mandate në Shkodër ka mundur të sigurojë edhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit. Ky i fundit ka siguruar 7886 vota dhe Gledis Çeliku 949. Por duke qenë se Doshi hoqi dorë nga mandati i deputetit nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e tij.

Kurse nga LSI-ja, Agron Çela ka siguruar 2656 vota dhe Edmond Ndou 1809.

Qarku i Shkodrës është një nga qarqet, i cili ka ndarë mandatet mes 4 forcave politike, ku PD mori 5, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here