Çfarë po ndodh tek Partia Demokratike? Forumi rinor jep njoftimin e papritur




Një pjesë e forumit rinor të Partisë Demokrtaike do të shkojnë sot në selinë blu për të takuar drejtuesit e kësaj force politike, për aryset e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në orën 17.00, një grup demokratësh të kryesuar nga Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, do të bashkohen në selinë e Partisë Demokratike, për të paraqitur një platformë të zgjidhjes së krizës së krijuar ndër vite me pasojë humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kësaj lëvizje do t’i bashkohen anëtarë e mbështetës të PD, si z. Zenel Hoxha, pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore të 1990, themelues dhe ish-anëtar i Komisionit Nismëtar të PD. Hoxha vjen sot si përfaqësues i mërgatës shqiptare në Londër dhe si anëtar i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe prej 16 vitesh.

“Sot, ora 17:00, një grup demokratësh të kryesuar nga z Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, do të bashkohen në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të paraqitur një platformë të zgjidhjes së krizës së krijuar ndër vite me pasojë humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kësaj lëvizje do t’i bashkohen anëtarë e mbështetës të PD ,si z. Zenel Hoxha, pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore të 1990, themelues dhe ish anëtar i Komisionit Nismëtar të PD.

Zoti Hoxha jeton prej 27 vitesh në Angli, ku jep një kontribut të madh mbarë kombëtar. Ai kurrë nuk e braktisi PD.

Ai vjen sot si përfaqësues i mërgatës shqiptare në Londër dhe si anëtar i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe prej 16 vitesh”, thuhet në njoftimin për media të shpërndarë për mediat nga një pjesë e forumit rinor të PD.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *