Chiara Ferragni ndjek në Instagram bukuroshen e njohur shqiptare! Çfarë fshihet pas njohjes së tyre?



Blogerja italiane Chiara Ferragni është një nga më të njohurat dhe më me influencë në botë. Ajo ka fituar simpatinë e gjithë të apasionuarve pas modës falë origjinalitetit dhe kreativitetit të saj. Sikundër e kemi parë Chiara ka një marrëdhënie të mirë me shqiptarët. Ajo është mikeshë e Dua Lipës e po ashtu ka treguar se shoqja e saj e ngushtë është nga Shqipëria, e cila i mëson edhe ndonjë fjalë shqip hera-herës. E teksa ne presim vizitën e blogeres, një tjetër shqiptare e suksesshme ka hyrë në listën e të preferuarëve të saj. E kemi fjalën për modelen bukuroshe Oriola Marashi pasi “News-31.com” ka vënë re se Chiara ka filluar të ndjekë atë në Instagram.

Dhe kjo nuk është një lëvizje e vogël nga ana e italianes. Nuk e dimë se ku janë njohur ato, por paraprakisht dyshimet janë se “Guess” ka qenë pika e tyre e lidhjes. Kujtojmë se modelja shqiptare prej disa vitesh ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme, ku shkëlqeu edhe para disa muajsh. Megjithatë, nuk përjashtohen mundësitë që ato të jenë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt të përbashkët.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *