Prezantuesja e njohur sportive, Qeqa Krelani, është përfolur sëfundmi se është në një lidhje dashurie. Dhe çdo dyshim është shuar, pasi lajmi më në fund është konfirmuar. Burime pranë “Prive” bënë të ditur se moderatorja brune po shijon një romancë prej më shumë se një viti me një ish-futbollist të Kombëtares kuqezi.Mësohet se çifti po e mban marrëdhënien private, por nuk përjashtohet mundësia që ta zyrtarizojnë për publikun në një të ardhme.

Megjithëse romanca u konfirmua, ende nuk dihet se për cilin lojëtar të Kombëtares bëhet fjalë.

Kujtojmë se Qeqa, e cila është edhe motra e këngëtares Flaka Krelani, ishte e ftuar para disa vitesh në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”. Në një pjesë të promos së emisionit, ajo foli edhe për mashkullin e saj ideal, dhe gustoja e saj bëri bujë në mediat rozë teksa tha: “Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur! Mashkulli duhet të vijë era djersë”.
Kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe shumë të qeshura asokohe. /News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here