Çift pas “Për’puthen”? Sindi dhe Blerimi habisin me deklarata për njëri-tjetrin

Para se të largohej nga “Për’puthen” Sindi ishte fokusuar te Blerimi të cilin e zgjodhi edhe në takimin e javës së fundit. Afrimiteti mes tyre shkaktoi jo pak debate e dyshime sepse konkurrentët mendonin se thjesht po luanin. Me largimin e papritur të Sindit vetëm pak ditë para finalizimit të programit u duk se pëlqimi i saj për Blerimin nuk kishte qenë dhe aq i fortë. Për më tepër, ajo tha pas daljes nga emisioni se ka patur pëlqime për Locon dhe Muratin, duke mos e përmendur fare Blerimin. (KLIKO)

Megjithatë, ka gjasa që gjërat të kenë ndryshuar mes tyre dhe një foto që kanë publikuar së fundmi ka ngritur dyshime se po vijojnë njohjen jashtë programit. Ish-konkurrentja ka postuar ditën e sotme një foto ku shihet mjaft e afërt me Blerimin, duke shkruar “Na duheshin edhe disa takime të tjera”. Kjo foto është ripostuar më pas edhe nga Blerimi i cili ka shkruar “Sigurisht o diamant që bën dritë!” Nëse po lind diçka mes tyre apo kjo është thjesht një lëvizje për vëmendje, do e shohim në vijim.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *