” Cika jeme nuk dua me pa zogun e saj”, Gold Ag degj.enron publikisht Tunen. (VIDEO)

0
161

This post has already been read 157 times!

Reperi Arian Agushi i njohur si “Gold AG” ishte një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën. Shpesh herë të ftuarit në emision gjatë sfidës “Ndaje ose pije” zgjedhin t’i përgjigjen pyetjeve pikante dhe të tregojnë të vërtetat pa “doreza”, dhe këtë herë kjo ishte radha e reperit Gold Ag.

“U përfol shumë se pati një përplasje mes teje dhe Tunës, na trego arsyen e këtij sherri ose pi”, ishte pyetja që i lexoi Anxhela Peristeri.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.

Ndërkohë që nuk mungoi as ndërhyrja e p[ersonave të tjerë, si Elisa Spiropali, e cila kërkoi që kjo pjesë të pritej, por Goldi vijoi edhe më tej duke thënë se nuk do të donte që vajza e tij kur të rritej të shihte zogun e Tunës, duke iu referuar këngës se saj të famshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here