Cikloni në Greqi, humb jetën një tjetër person

0
29

This post has already been read 14 times!

Një tjetër viktimë i është shtuar numrit të personave që kanë humbur jetën nga cikloni “Ianos” që vazhdon të godasë Greqinë, prej mëngjesit të së premtes.

Autoritetet greke kanë njoftuar se në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, që dyshohet se janë marrë nga vërshimet e ujit në rrugë.

Dëme të konsiderueshme numërohen në shumë zona të Greqisë. Erërat e forta me reshje shiu kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Katastrofa  më të madha janë shkaktuar në Thesali dhe Kefalonia.

Shumë i prekur është edhe qyteti i Kardhicës me zonat përreth, ku ujërat e rrëmbyer të lumit Parnasos morën me vete çfarë gjetën përpara.

Kryeministri grek ka njoftuar se ditët në vijim do të shkojë zonat e goditura nga cikloni.

 

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here