Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital, ku i thotë se ish-ministri i LSI që tani aderon në radhët e PS-së, Lefter Koka ka shpenzuar këtë fushatë plot 10 milionë euro për të blerë vota.

Ai thotë se personat që janë paguar për të dhënë votën për të janë porositur që të shkruajnë plusin dhe jo kryq në katrorin e fletës së votimit.

Duke mos pasur fakte konkrete si nga qytetari digjital si nga vetë Berisha, mund të themi se shifra 10 milionë euro është një shifër e ekzagjeruar që të mund të investohet në zgjedhje vetëm nga një person i vetëm.

Ekzistojnë zëra që votat blihen nga 50-100 euro, dhe me 10 milionë mund të blihen 100-200 mijë vota, një numër i lartë popullësie për t’u manipuluar dhe blerë me një vlerë qesharake 50-100 euro.

Shënimi i Sali Berishës

Terr Koka shpenzoi 10 milione euro per blerje votash.

Qytetari denoncon blerjen e votes nga Terr Koka!

Porosine e Territ per te perdor + dhe jo x ne votim per voten e blere.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr jam nje qytetar qe kame shitur voten tek Lefter Koka i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milion euro duke blere vota dhe sipas porosise se tij voten time e kam qarkuar me plus jo me x qe ti dalloj votusit qe ka bler kte mund ta vertetoni duke pa gjith votat qe ka lefter koka ne durres ca votash jan me + jan te blera ju pershendes ju lutem mos e nxirrni emrin ose numerin tim


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here